Xhironi shërbimet tuaja dixhitale që nga shtëpia juaj

FreedomBox është një shërbyes privat për ata që s’janë ekspertë: ju lejon të instaloni dhe formësoni me pak klikime aplikacione shërbyesish. Xhiron në <em>hardware</em> të lirë që e zgjidhni ju, përdor lidhjen tuaj internet dhe energji prej rrjetit tuaj, dhe është nën kontrollin tuaj.

Stemë e FreedomBox-it

Privatësia juaj është në duar të sigurta, tuajat!

Jeta juaj dixhitale s’duhet të jetë në duart e shoqërive të teknologjisë dhe të qeverisë. Mbajeni pranë vetes! Edhe praktikisht!

Po krijojmë <em>software</em> për pajisje të mençura, qëllimi teknik i të cilave është të punojnë tok për të lehtësuar komunikimin e lirë mes njerëzve, pa rrezik dhe në siguri, tej ambicies së pushtetit më të fuqishëm për penetrim të tyre. Ato mund ta bëjnë lirinë e mendimit dhe të informacionit një dukuri të përhershme, që s’çrrënjoset dot, të rrjetit që mban shpirtin tonë.

Eben Moglen (2010)

Software të cilit mund t’i zini besë

FreedomBox është Software i Lirë dhe Me Burim të Hapët dhe është pjesë zyrtare e Debian-it, një shpërndarje me reputacion e GNU/Linux-it. Projekti përkrahet nga enti jofitimprurës FreedomBox Foundation.

Veçori

FreedomBox furnizon shkëmbim kartelash si Dropbox-i. Të dhënat tuaja mbesin me ju. Familja dhe shokët tuaj përfitojnë edhe ata.

FreedomBox furnizon një zëvendësim të siguruar, të decentralizuar për WhatsApp-in. Bëni biseda në grup dhe thirrje audio/video nga çfarëdo pajisjeje.

FreedomBox furnizon një shërbyes VPN. Lidhuni që nga jashtë në mënyrë të sigurt me pajisjet tuaja në shtëpi. Mbroni sesionin tuaj të shfletimit, kur jeni në rrjete jo të besueshëm.

FreedomBox furnizon një shërbyes ndërmjetës që thellon privatësinë.

FreedomBox mund të strehojë një blog ose një wiki. Strehoni sajtin tuaj personal drejt e nga shtëpia.

Njëkohësoni kalendarin dhe kontaktet tuaja në Freedombox.

Jepni media për të tjerë dhe bëni kopjeruajtje nga krejt pajisjet në rrjetin tuaj të shtëpisë. FreedomBox mund të bëhet Depozita juaj e Bashkëngjitur Rrjetit (NAS).

Bëhuni një Pionier

FreedomBox po ndërton një lëvizje për të decentralizuar web-in. Përdoruesit tanë janë pionierët e kësaj lëvizjeje.

Pioneer Edition Board

Lidhuni me bashkësinë

Jemi pjesë e bashkësisë më të gjerë të Software-it të Lirë dhe mirëpresim këdo. Nëse doni t’u bashkoheni përpjekjeve tona, ju lutemi, lidhuni me ne.